Shazam ka afro 200 milionë përdorues aktivë në muaj dhe është zgjedhja e parë e një përdoruesi i cili po dëgjon një këngë apo muzikë dhe dëshiron ta identifikojë.

Themeluar në 2002 si një shërbim bazuar në SMS, Shazam debutoi në iPhone në 2008 dhe menjëherë më pas në Android. Në 2018-ën u ble nga Apple për 400 milionë dollarë.

Një ridizajnim i aplikacionit mbërriti në 2020 ndërsa Apple nuk e largoi nga Android. Kur u pyet se cila këngë është më e kërkuar, tregoi se Dance Monkey nga ylli i popit Australian Tones And I, identifikuar mëse 36.6 milionë herë.