Në kulturën perëndimore të flesh në një shtrat është normale, por në Japoni ka shumë mundësi që të mos gjeni një shtrat në dhomën e gjumit.
Të flesh në dyshemenë tradicionale, nuk është vetëm një zgjidhje e mirë për të kursyer hapësirë dhe para, por ka treguar gjithashtu se paraqet shumë përfitime për shëndetin:
a. përmirëson qarkullimin e gjakut,
b. lehtëson dhimbjet e shpinës
c. ndihmon për një posturë të rregullt
Po ashtu, nëse jeni alergjikë apo vuani nga kockat nuk ju këshillohet të flini në dysheme sepse rrethanat ushtrojnë një presion ekstra në artikulacione. Gjithashtu të moshuarit mund ta kenë të vështirë të flenë në dysheme për shkak se me kalimin e moshës aftësia për të lëvizur zvogëlohet.
Fakti që Japonia është një nga vendet në të cilat njerëzit jetojnë më gjatë na fton të reflektojmë se ka arsye shumë të mira që të flemë në tokë por ne jetojmë me zakone të tjera.