Këshilli Europian do të mblidhet sot në Bruksel, ku pritet të vendoset data për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE.

Mesa duket BE-ja është bindur që Shqipëria ka bërë progresin e mjaftueshëm për t’u ulur  me zyrtarët e Brukselit e për të nisur zyrtarisht bisedimet për anëtarësim.

Bullgaria vijon të këmbëngulë në veton ndaj Shkupit, gjë që mban peng Maqedoninë e Veriut dhe nuk i jep dritën jeshile për integrimin evropian. Ky vendim i Bullgarisë pengon edhe Shqipërinë sepse thuhet se vendimi do të jepet për të dyja shtetet.

Ndërkohë, para disa javësh, Holanda i dha dritën jeshile Shqipërisë që të nisë bisedimet për anëtarësim. . Pas përfundimit të zgjedhjeve të përgjithshme  të marsit ku partia e kryeministrit, Mark Rutte  fitoi mandatin e katërt  për të udhëhequr vendin, Hollanda ka vendosur t’i japë vëmendjen e saj maksimale  proceseve integruese.