Italia, Belgjika, Holanda dhe Anglia e kanë siguruar kualifikimin si të parat e grupeve A, B, C dhe D.

Ndërsa Uellsi, Danimarka, Austria dhe Kroacia u shtohen të kualifikuarve si të renditurit në vend të dytë te po ato grupe.

Zvicra dhe Çekia janë në një të tetat me statusin e më të mirave të vendeve të treta.

Suedia dhe Franca, edhe pse i luajnë sonte ndeshjet e tyre të fundit, janë të kualifikuara, sepse kanë nga 4 pikë.

Në dy ndeshjet e fundit të grupit E, që luhen sot në orën 18:00, vihen përballë Suedia me Poloninë dhe Sllovakia me Spanjën.

Tre orë më vonë u vjen radha takimeve përmbyllëse të grupit F, Gjermani – Hungari dhe Portugali – Francë.

Suedia dhe Franca janë të kualifikuara, por nuk e kanë të siguruar vendin në renditje.