Edhe nëse nuk e  njihnin më parë, tani me siguri e njohin apo e kanë përdorur Zoom-in. Ky aplikacion për biseda online,  që bëri bujë në kohën e pandemisë, është duke shtuar opsionet për ndarje të përemrave të përdoruesve.

Bazuar në përditësimin e ri, njerëzit mund të zgjedhin përemrin vetor që duan t’u shfaqet nëpër ekrane gjatë takimeve online.

Përemri do të shfaqet në hapësirën afër emrit të përdoruesit, ndërsa është në dispozicion për t’u parë edhe te profili i përdoruesve.

Po ashtu administratorët e takimeve online mund të fikin opsionin për shfaqjen e tyre.

Nga ana e tyre njerëzit do të mund të caktojnë vetë nëse duan që përemrat t’u shfaqen nëpër takime apo jo.

Ka opsione në ‘settings’ të profilit në Zoom që përemri të shfaqet gjithmonë, kurrë apo që të pyetetet gjithmonë nëse dëshironi apo jo t’u shfaqet.