Çaji me xhinxher, piper të zi dhe mjaltë
Kjo recetë është e mbushur me antioksidantë që do t’ju ndihmojnë të largoni toksinat nga trupi dhe të digjni kalori gjatë gjithë ditës.
Përbërësit
250 ml ujë i nxehtë
5 gr xhinxher
25 gr mjaltë
piper i zi
Përgatitja
Ngrohni një tas me ujë dhe kur të ketë arritur proçesin e zierjes shtoni xhinxherin dhe pak piper të zi. Më pas lëreni të pushojë për 10 minta në mënyrë që përbërësit të përzihen sa më mirë më njëri tjetrin. Kur pija të jetë ftohur pak hidheni në një gotë ku mund ti shtoni mjaltë sipas dëshirës për ta ëmbëlsuar. Konsumojeni 30 minuta para se të hani mëngjesin të paktën 3 hërë në javë.
Receta nr.2
Lëng kastraveci dhe domatesh
Kastraveci është i pasur me fibra, antioksidantë dhe minerale prandaj lëngu i tij është një përshpejtues për dobësimin.
Përbërësit
Gjysmë kastraveci mesatar
2 kokrra domate
1 degë selino
200 ml ujë
Përgatitja
Lani mirë domatet dhe kastravecin dhe pritini në copa të vogla. Vendosini në mikser duke shtuar edhe pak selino sipas dëshirës dhe përziejini. Miksojini derisa të keni përfituar një masë të lëngëshme jo shumë të trashë. Konsumojeni këtë pije me stomakun bosh si vakt mëngjesi ose bashkë me vaktin e mëngjesit.