Disa pjesë të Sidneit , në Australi, janë të mbyllura për shtatë ditë.

Pas një njoftimi se në pjesën jugore dhe qendrore të Sidneit janë paraqitur afro 65 raste të variantit delta, organet kompetente morën masa për  kufizimet në lëvizje, sidomos në ato pjesë ku janë shfaqur ato raste të infeksionit, njofton Abl, transmeton RTKLive.

Banorët lejohen të largohen nga shtëpitë e tyre vetëm për të kryer detyra të nevojshme, të tilla si kujdesi dhe blerja e ushqimit.

Kufizimet, të cilat autoritetet nuk i quajnë “bllokim”, zbatohen deri të premten e ardhshme.

Ata që jetojnë në pjesë të tjera të qytetit,  me pesë milion banorë, ende nuk lejohen të largohen nga qyteti.