Vëmendja jonë është ulur ndjeshëm vitet e fundit. Nga 3 minuta të 10 viteve më parë, kemi kaluar në 40 sekonda, që është koha maksimale që ne vendosim të ndryshojmë aktivitet. Është ky impakti që ‘smart-phone’ dhe mediat sociale kanë në përqendrimin tonë?

Kjo pyetje shtrohet në një artikull të  Avennire-s në Italia.

“Problemi është që teknologjia sot është e programuar për të sfrytëzuar dobësitë tona” shkruhet në artikull ndërsa citohet Tristan Harris, drejtuesi i ‘Human Tech Laboratory” ndërsa shprehej në dokumentarin “Social Dilemma” në Netflix.

Më tej, në artikull sillet ajo që është evidentuar nga Lisa Lotti në librin e saj studimor “8 sekonda, udhëtim në kohën e shpërqendrimit’. Nga një kërkim ‘Microsoft’ në 2015, rimarrë nga libri, duket se në fakt: aftësia jonë e perqendrimit është ulur rrëmbyeshëm në vitet e fundit, duke arritur deri në 8 sekonda, më pak se memoria e një peshku të kuq.

Ky duket një provokim i rëndë, megjithatë një e dhënë është e sigurtë: sipas Gloria Marck, kërkuese në Universitetin e Kalifornisë nga 3 minuta të 10 viteve më parë, kemi kaluar në 40 sekondat e sotme si kohë maksimale ku vendoset për të ndryshuar aktivitet.