Edhe pse jetoni gjithë jetën në këtë planet të mrekullueshëm, a keni pyetur ndonjëherë veten se sa dini vërtet për të?
Toka është planeti i treti i sistemit tonë diellor. Toka është rreth 4.57 miliardë vjet e vjetër, dhe i vetmi planet në sistemin tonë diellor ku është zhvilluar jeta. Toka ka vetëm një satelit natyror: Hënën.
A keni menduar ndonjëherë se nga çfarë është e bërë? Ose se sa peshon? Apo pse ekziston një vit i brishtë? E dini si krijohet bubullima? Apo sa do të peshonte një person në Mars. E dini cili është ishulli më i madh në botë? Sa vetëtima bien në botë çdo sekondë? Cili është vendi i më i lartë, më i thatë dhe më i ftohtë në Tokë?

1- A është Toka vërtet e rrumbullakët?
Toka është një sferë, por për shkak të forcave të saj gravitacionale nuk është një rreth i përsosur. Në fakt, ka një fryrje rreth ekuatorit. Rrezja polare e Tokës është 3,949.99 milje, ndërsa rrezja e tij Ekuatoriale është 3,963.34 milje.
2- Nga vjen emri Tokë?
Çdo planet tjetër në sistemin tonë diellor është emëruar sipas të ndonjë Perëndie greke apo romake, me përjashtim të planetit tonë. Fjala Tokë vjen nga fjala anglo-saksone Erda. Ironikisht, planeti është i mbuluar nga 71% ujë. I vetmi planet që ka këtë gjendje të lëngshme.
3- A ka dita vërtet 24 orë?
Njerëzit shpesh thonë se 24 orë në ditë nuk mjaftojnë dhe kanë të drejtë. Koha që i duhet planetit për t’u rrotulluar rreth bushtit të tij është 23 orë 56 minuta dhe 4 sekonda. Kjo është ajo që quhet një ditë yjore. Ditën diellore, është kjo koha që i duhet që dielli të kthehet në të njëjtin vend në meridian.
5- A janë të eksploruar oqeanet?
Njerëzit kanë qenë në Hënë dhe Mars, por nuk kanë arritur të zbulojnë shumicën e gjërave që gjenden në thellësitë e oqeaneve tona të mëdha. Në fakt, më pak se 10% e deteve të thellë blu janë studiuar. Oqeani përmban 97% ujë dhe 99% e saj janë zona të banuara nga gjallesat. Ndërsa ne kemi identifikuar vetëm 212,906 specie detare.
5- Cili është vendi më i nxehtë në Tokë?
Ndoshta keni dëgjuar se është Lugina e Vdekjes në Kaliforni. E vërtetë në shumë ditë, por El Azizia në Libi regjistroi temperaturën prej 57.8 gradë Celsius në 13 shtator, 1922, temperatura më e lartë e matur ndonjëherë. Në Luginën e Vdekjes shkoi 57 gradë Celsius më 10 qershor, 1913.
6- Po vendi më i ftohtë?
Shumë larg prej këtu, temperatura më e ftohtë e matur ndonjëherë në Tokë ka qenë -89 gradë Celsius në Vostok, Antarktikë, më 21 qershor, 1983.
7- Cila është pika më e lartë në Tokë?
Everesti është një nga pikat e larta më të famshme të njohura në botë me lartësi 8800 metra mbi nivelin e detit. Megjithatë duke ditur që Toka nuk është e rrumbullakët, një pikë pranë ekuatorit është pak më afër yjeve. Që do të thotë se edhe pse Mali Chimbozrazo në Ekuador është vetëm 6100 metra nga niveli i detit. Por ajo pjesë e tokës është më lart.
8- Sa pllaka tektonike ka Toka?
Shkencëtarët besojnë se Toka përbëhet nga 7 pllaka të mëdha të “kores”, që lëvizin në drejtime të ndryshme deri në 4 inç për vit. Kur ata rrëzohen mbi njëri-tjetrin, lindin malet; ku ata zbërthehen kemi lindjen e luginave. Përplasja e tyre shkakton tërmete dhe vullkane.
9- A ka Toka planet binjak?
Shkencëtarët tani besojnë se ne nuk ishim të vetëm në orbitën tonë rreth Diellit. Ne kishim një planet binjak të quajtur Theia, që kishte madhësinë e Marsit. Një pasdite 4500 miliard vite më parë, Theia u përplas me Tokën, pjesa më e madhe e planetit u thith nga Toka, kurse një pjesë shpërtheu dhe duke u kombinuar me material nga planeti ynë krijuan Hënën.
9- Cila është orbita perfekte misterioze e Hënës
Nëse flasim për Hënën një gjë është e sigurt: ajo nuk është bërë nga djathi. Ka disa gjëra që ne nuk i dimë. Për shembull, qendra hënore është 6.000 këmbë më pranë Tokës, e cila duhet të bëjë që orbita e saj të tundet, por ajo është pothuajse e përkryer rrethore. Hëna është e mbuluar me një pluhur që çuditërisht mban erë si baruti, edhe pse ato janë krejtësisht materiale të ndryshme. Forca gravitacionale e Tokës ka bere që Hëna të ngadalësohet kështu që rrotullohet vetëm një herë gjatë një periudhe një mujore.
10- Si krijohet bubullima?
Ajri gjatë një vetëtime nxehet jashtëzakonisht, gati pesë herë më shumë se temperatura e Diellit. Kjo nxehje e papritur bën që ajri të zgjerohet më shpejt se shpejtësia e zërit, gjë që e kompreson ajrin dhe formon një valë tronditëse; këtë ne e quajmë bubullimë.(VIJON…)