Presidentja e Shoqatës Britanike të Dermatologëve, tha për HuffPost se shumica e dermatologëve po dyshojnë diçka tek nje pjese e madhe e pacientëve me Covid. Bëhet fjalë për disa shenja që shfaqen tek thonjë e pacientëve që kanë kaluar Covid.

“Këto ndryshime janë njohur prej kohësh dhe janë prerje tërthore te një thua, ose te të gjithë, te thonjtë e duarve dhe ndonjëherë edhe te thonjtë e këmbëve.

Vijat mund të shfaqen te thonjtë e duarve midis dy dhe tre javësh pas një sëmundjeje – dhe pak më vonë te thonjtë e këmbëve. “Janë të padëmshme dhe zhduken me kalimin e kohës.

Duhet të theksohet se këto vija nuk shfaqen vetëm nga Covid. Shkaqe të tjera përfshijnë goditjet te thonjtë, ekzemën, kequshqyerjen, sëmundjen Raynaud, hipertensionin, epilepsinë, problemet me veshkat, sëmundjen Kawasaki dhe kimioterapinë.

Nëse ato nuk largohen, ose shtohen shumë, duhet të flisni me një dermatolog për të kuptuar më mirë se çfarë i shkakton.