Universiteti i Otago dhe studiuesit në Mbretërinë e Bashkuar kanë krijuar një pajisje për humbjen e peshës.
Bëhet fjalë për një magnet, i cili ndalon njerëzit të hapin gojën mjaftueshëm sa për të ngrënë ushqim.
Pajisja-magnet quhet “DentalSlim Diet Control” dhe lejon përdoruesit të hapin gojën vetëm rreth 2 mm, duke i kufizuar ata në një dietë të lëngshme.
Magneti nuk përbën problem për frymëmarrjen dhe komunikim, shkruhet në faqen zyrtare të Universitetit.
Studiuesi kryesor, Pro-Zëvendës-Kancelari i Universitetit të Otagos, Shkencave të Shëndetit, Profesor Paul Brunton thotë se pajisja do të jetë një mjet efektiv, i sigurt dhe i përballueshëm për njerëzit që luftojnë me mbipeshën.