Dhjetëra persona kanë humbur jetën në Kanda, për shkak të valës së nxehtë që ka ardhur nga temperaturat e larta.
130 persona kanë humbur jetën që nga e premtja. Mësohet se shumica prej tyre ishin të moshuar, ose kishin probleme shëndetësore, raporton BBC.
Sipas autoriteteve nxehtësia ka qenë faktor kontribues në vdekjen e qytetarëve.
Të martën Kanadaja regjistroi temperaturën e saj më të lartë të arritur ndonjëherë për të tretën ditë radhazi 49.5°C në Lytton.