A mund të pluskojnë shkëmbinjtë?
Gjatë një shpërthimi vullkanik, ndarja e dhunshme e gazit nga llava prodhon një shkëmb “të lehtë” që quajtur shkumë, e mbushur me flluska gazi. “Disa prej tyre mund të pluskojnë”, thonë gjeologët. Pak persona i kanë parë, por më mirë të ndihemi me fat për këtë.
A mund të rriten shkëmbinjtë?
Po, por vëzhgimi i procesit është më pak interesant se sa të shohësh bojën si thahet në pëlhurë. Shkëmbinj të quajtur “kore hekur-mangan” rriten në malet nënujorë. Korja e mbledh materialin nga uji, duke u rritur me 1 milimetër në çdo milionë vite. Thonjtë mund të rriten aq çdo dy javë.
Sa pluhur hapësinor bie në tokë çdo vit?
Vlerësimet variojnë, por shkencëtarët thonë se të paktën 1 mijë milionë gramë, ose më mirë 1 mijë ton material hyn në atmosferë çdo vit dhe kalon në sipërfaqen e Tokës. Një grup shkencëtarësh thonë se mikrobet bien si shi nga hapësira dhe se organizmat jashtëtokësorë janë përgjegjës për epidemitë e gripit. Për këtë supozim nuk ka prova, prandaj mos e mbani frymën.
Sa larg e tërheq era pluhurin e zakonshëm?
Një studim i vitit 1999 tregoi se pluhuri afrikan shkoi deri në Florida. Pluhuri ngrihet lart nga erërat e forta të Afrikës së Veriut dhe fluturon deri në 6100 metra lartësi. Aty përfshihet në erëra të tjera dhe transportohet përtej detit. Po kështu edhe pluhuri i Kinës arrin deri në Amerikën e Veriut.
Ku ndodhet ujëvara më e lartë në botë?
Ujërat e Angel Falls në Venezuelë bien nga 979 metra lartësi.
Sa do të peshonte një person në Mars?
Forca e rëndesës në Mars është 38 për qind e asaj të tokës në nivelin e detit. Prandaj një person do të peshonte 38 për qind më pak në Mars. Nëse bazohemi tek informacionet e tanishme të NASA-s, duhet të kalojnë dekada para se ky vëzhgim të vërtetohet.