Portugalia është një nga vendet e para të BE që rikthen kufizimet prej kërcënimit nga varianti Delta.
Qeveria ka paralajmëruar se do të vendosë një shtetrrethim gjatë natës nga ora 23:00 deri në orën 05:00.
Ndërkohë shteti iberik është në sezon turistik dhe varianti Delta po e rrezikon jo vetëm atë, por gjithë Europën.
Situata e pandemisë është përkeqësuar në Portugali teksa vendi tashmë duket se po rikthehet prap tek kufizimet.
Përsa i përket vendit tonë , Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi në Kuvend se në Shqipëri nuk është identifikuar ende asnjë i infektuar me variantin Delta të Covid.