Një alarm për shpërthimin e një vullkani është dhënë në Filipine, pasi një nga vullkanet më aktive ka çliruar gaz toksik, i cili është mjaft i rrezikshëm.


Vullkani 50 metra larg Manilës ka çliruar gaz toksik prej më shumë se një jave, i cili mund të jetë i rrezikshëm për më shumë se 300,000 banorë atje, ndërsa smogu mbizotëroi mbi kryeqytetin e Filipineve dhe zonat përreth.


Vullkani Taal, i vendosur në mes të një liqeni, është një nga më aktivët në Filipine. Të paktën 2,400 banorë të afërt me pellgun e fshatit janë zhvendosur në zona më të largëta.
Ndërsa në ditët në vijim pritet të ketë dhe largime të tjera të popullatës për shkak të rrezikut të shpërthimit të vullkanit.