Policia e Kosovës ka arrestuar 33 persona gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas Policisë, 21 persona nga ta janë dërguar në mbajtje dhe 5 në vuajtje të dënimit.
Gjatë kësaj kohe 1735 gjoba janë shqiptuar nga Policia për shkelësit e rregullave në trafik.
Po ashtu, 35 aksidente trafiku me dëme materiale kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit teksa, 18 prej tyre janë me të lënduar.
Ndërkaq, Policia e Kosovës ka shqiptuar 11 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID.