Haradinaj kujton Masakrën e Srebrenicës: Populli i Kosovës i kupton më së miri përjetimet e popullit boshnjak dhe bashkëndjen me ta

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kujtuar Masakrën e Srebrenicës. 

Ai ka thënë se kujtojmë sot mijëra jetë të shuara në Srebrenicë nga regjimi mizor i Millosheviqit. 

Më tej, Haradinaj është shprehur se njerëz a pa asnjë faj, përfshirë edhe fëmijë, gra e të moshuar, pësuan nga projektet shoviniste të realizuara përmes gjenocidit. 

Tutje Haradinaj theksoi se populli i Kosovës, i cili ishte po ashtu viktimë e të njëjtit terror shtetëror, i kupton më së miri dhimbjet, përjetimet e vuajtjet e popullit boshnjak dhe bashkëndjen me ta. 

Postimi i plotë:

Kujtojmë sot mijëra jetë të shuara në Srebrenicë, nga regjimi mizor i Millosheviqit.

Njerëz të pambrojtur e pa asnjë faj, përfshirë edhe fëmijë, gra e të moshuar, pësuan nga projektet shoviniste të realizuara përmes gjenocidit.

Populli i Kosovës, i cili ishte po ashtu viktimë e të njëjtit terror shtetëror, i kupton më së miri dhembjet, përjetimet dhe vuajtjet e popullit boshnjak dhe bashkëndjen me ta!