EULEX thotë se Malcolm Simmons ka punuar në Misioni i BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) për 9 vite e gjysmë. Ai ka filluar të pretendojë se disa gjyqtarë janë̈ sjellë në mënyrë të pahijshme vetëm pasi kanë filluar disa procedura disiplinore ndaj tij. Ai e ka bërë këtë thjeshtë për ta tërheq vëmendjen nga hetimet të cilat kishin filluar ndaj tij!
Kurse Simmon ju është përgjigjur EULEX-it duke thënë: Unë i kam raportuar shkeljet serioze ne vitin 2013, – tri vite para se EULEX-i ti fillojë hetimet ndaj meje. E vërteta po del në shesh dhe EULEX-i nuk mund ta ndalojë! EULEX-i vazhdimisht është munduar që ta ndryshojë të vërtetën dhe drejtësinë. Unë̈ e ftoj Shefin e Misionit Lars G. Wigemar, Zyrën e BE-së në Kosovë dhe Albin Kurtin që të bashkëpunojnë në një hetim të plotë publik. Le të vendos populli i Kosovës se kush po e thotë të vërtetën!
Para se të lëshojnë komunikata publike unë e ftoj EULEX-in dhe Shefin e Misionit prapë që të bashkëpunojnë në një hetim të përbashkët me Kuvendin e Kosovës. Populli i Kosovës e meriton që ta kuptojë të vërtetën, për mënyrën se si EULEX-i ka administruar me drejtësi.