Bashkia e Tiranës bën të ditur se ritmi është i përafërt me tremujorin e parë të këtij viti, kur numri i bizneseve të reja të regjistruara në Tiranë ishte 2,061, por shumë më i lartë nga tremujorët e mëparshëm, kur numri i tyre luhatet në një vlerë mesatare prej rreth 1.700 subjektesh në tremujor.

Sipas bashkisë, mbi 1 mijë prej këtyre bizneseve të reja janë njësi shërbimesh, ndërsa rreth 600 janë njësi shitjesh me pakicë.

“354 prej kompanive të reja janë subjekte sekondare, të dominuara nga njësitë e shitjes me pakicë”, shton bashkia.

Diçka më e qetë ndërkohë shfaqet dinamika e bizneseve të mbyllura, përtej pritshmërive fillestare që Pandemia do detyrojë shumë kompani të ndërprisnin aktivitetin.

Trendi i mbylljes së kompanive rezulton i përafërt me atë të viteve të mëparshme.

Sipas shifrave të bashkisë së Tiranës, gjatë tremujorit të dytë të këtij viti janë mbyllur në total 589 sipërmarrje, ndërsa në tremujorin e parë 482.

Për efekt krahasimi, shifrat tregojnë se në tremujorin e dytë 2019 janë mbyllur në Tiranë 610 biznese, ndërkohë që në vitin 2020 shifra është 372.

Pandemia ka vijuar të shkaktojë dinamika të forta në ekonominë e kryeqytetit veçanërisht përsa i përket çeljeve të bizneseve të reja, kryesisht për shkak të rrugëve innovative që duhet të përshtatin kompanitë për shkak të kufizimit të lëvizjeve./ata