Sipas planit të ri të masave do të lejohet organizimi i dasmave, fejesave, ahengjeve familjare e mbrëmjeve të maturës deri në orën 01:00. Organizimi i tyre duhet të bëhet vetëm me kushtin që të shfrytëzohet vetëm 50 për qind e kapacitetit dhe jo me më shumë se 300 persona.
Klubeve të natës do t’u lejohet muzika deri në orën 01:00.
Ndërkaq shërbimeve të gastronomisë do t’u lejohet puna deri në orën 23 në ditët e punës, përveç të premtes e së shtunës kur lejohet deri në orën 00:00.
Sa i përket sportit, nëpër stadiume e hapësira të jashtme lejohet prania e shikuesve deri në 30 për qind të kapacitetit.
Në arsyetimin e Qeverisë theksohet se këto masa lehtësohen për shkak se situata me pandeminë e COVID-19, sipas raportit të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, është e qëndrueshme, me vazhdim të uljes së numrit të rasteve pozitive.