Mbrëmjen e djeshme u bë ekzekutimi masës “Arrest shtëpie” dhënë në mungesë nga GJKKO-ja, me kërkesë të SPAK- ut.

Burime nga Prokuroria e Posaçme thanë mbrëmë se Voda, e cila ushtronte funksionin e zëvendësministres së Brendshme që nga maji i vitit 2017, kur zëvendësoi Elona Gjebrenë, akuzohet se ka marrë përfitime nga shtetaset Florida Beu dhe Majlinda Hasani kundrejt emërimeve të tyre në detyrë.

Ndërkohë që, GJKKO-ja ka caktuar dje të njëjtën masë sigurimi, atë të  “Arrest shtëpie” edhe për Florida Beun, si dhe Majlinda Hasanin. Prokuroria e Posaçme tha zyrtarisht se, nga veprimet  hetimore të kryera për këtë procedim penal në bashkëpunim me Policinë Gjyqësore të Drejtorisë së Policisë së Shtetit, janë siguruar dhe janë mbledhur prova konkrete, nga të cilat janë krijuar dyshime të arsyeshme se shtetasja Rovena Voda, në cilësinë e zëvendësministres së Brendshme ka pranuar dhe  ka marrë përfitime monetare dhe përfitime materiale të padrejta nga shtetaset Majlinda Hasani dhe Florida Beu.

Sipas burimeve nga SPAK, Rovena Voda ka marrë vlerat monetare me qëllimin që Florida Beu do të emërohej në detyrë, megjithëse pavarsish dhënies së vlerave monetare, emërimi nuk është  bërë. SPAK-u ka verifikuar dokumentacionin dhe sipas këty- re verifikimeve Beu nuk ka marrë detyrën.