Këshilltari i Glauk Konjufcës, Driton Tali, ka bërë një status në profilin e tij në Facebook në lidhje me njohjen nga Kina.

Së fundi, analisti kontrovers amerikan Daniel Serwer ka kërkuar që Kosova të shqyrtojë mundësinë e afrimit me Kinën.

E Tali, ka kujtuar se Kina ishte njohur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara [OKB] në bazë një mocioni nga Shqipëria komuniste në vitin 1971.

Shqipëria dhe Kina në atë kohë kishin marrëdhënie të afërta para se të prisheshin sërish në fillim të viteve ’80, përcjell Periskopi.

Tali ka kërkuar që Kina në bazë të kësaj të njoh Pavarësinë e Kosovës.

“Shteti nuk ka miq – ka vetëm interesa!” – ka thënë z. Tali.

Statusi i plotë:

Shteti nuk ka miq – ka vetëm interesa!

Kina (Republika Popullore e Kinës) u njoh nga OKB, më 25 tetor 1971,  në bazë të mocionit (kërkesës) të ngritur nga Shqipëria (Rezoluta 2758).

Deri atëhere përfaqësues i popullit kinez në OKB ishte Taivani (Republika e Kines), i cili u bë anëtar menjëhere pasi u krijua OKB, më 1945.

E sot Kina, jo vetëm që nuk e njeh Kosovën por edhe i bënë osbstrukcione të ndryshme diplomatike!