Fansat janë në pritje të një tjetër pjese të Game of Thrones.
‘HBO Max’ po punon edhe dy seri të animuara të frymëzuar nga ‘Game of Thrones’ sipas një raporti të së premtes nga ‘The Hollywood Reporter’, transmeton lajmi.net.
Do të jetë drama e tretë e animuar në zhvillim për ekskluzivitet pasi ishte raportuar se ata tashmë po punonin për një në janar.
Një nga ata tre projekte do të vendoset në të vërtetë në një territor që nuk është parë kurrë në serinë origjinale “The Golden Empire of Yi Ti”.
Nga qyteti i Dimalit, ku ka ndjekur nga afër procesin e vaksinimit, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar të gjithë skeptikët, se varianti i ri ‘Delta’, ka trasmetueshmëri më të lartë dhe është më agresiv.
Sipas Ramës të gjithë personat e vaksinuar, edhe në rast se infektohen, shfaqin simptoma më të lehta të Covid, dhe kanë shanse pothuajse zero që të përfundojnë të shtruar në spitale.
“Përtej faktit që Shqipëria ka ecur jashtëzakonisht mirë, dhe renditet në vendet e para sa i takon efikasitetit të vaksinimit ka ende persona skeptikë. Varianti i ri i Covid është më agresiv, përhapet shpejt, dhe është i rrezikshëm kur prek personat e pavaksinuar.
Vaksina nuk të bën të paprekshëm nga virusi, por ama e bën shumë më të dobët virusin që futet në organizëm. Kur infektohet një person i vaksinuar, shanset që ai të shkojë në spital janë zero.
Këtu flet një i vaksinuar, ja ku jam nuk kam asnjë problem, kjo vlen për skeptikët dhe ata që janë viktima të teorive të konspiracionit. Ne do të bëjmë gjithçka që kemi në dorë për të kaluar hendekun”, u shpreh Rama.
Çdo qytetar që është mbi 18-vjeç dhe dëshiron të vaksinohet, mund të paraqitet në çdo qendër me kartë identiteti me vete, për të bërë dozën e parë të vaksinës.