Dita e hënë dhe e martë nis me vranësira, me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Nuk përjashtohen mundësitë që në territore të vogla reshjet e shiut të shoqërohen me breshër.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë dhe lokalisht e fortë.