Pas protestës simbolike me himnin kombëtar në sfond, pronarët e 90 bizneseve në Lungomaren e Vlorës kanë marrë vendimin që të mbyllen që prej orës 8 të mëngjesit deri ditën e nesërme në shenjë proteste për të ndryshuar rregullat e vendosura nga Komiteti Teknik. Paraditen e sotme pronarët kanë kyçur bizneset duke kërkuar shtyrjen e orës policore dhe lejimin e muzikës pas orës 22:00 të mbrëmjes.
Në mbrëmje kanë paralajmëruar se do të ndezin qirinj përgjatë lokaleve dhe do të vendosin tabela me shkrime kundër fashës së orarit 22:00. Duke qenë se ka nisur sezoni turistik, ata kërkojnë që të ushtrojnë aktivitetin e biznesit edhe pas mesnatës për të gjithë pushuesit.
Menjëherë pas këtij aksioni, pronarët dhe administratorët e lokaleve iu drejtuan drejtorisë së policisë duke protestuar për lirimin e të shoqëruarve. Policia vendosi të lirojë të shoqëruarit rreth orës 4 të mëngjesit, ndërsa ende nuk ka ndryshim vendimi për kërkesat e tyre./lapsi.al