Kryeministri i Kosovës Albin Kurti takohet sot me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç .

Kurti nuk ndodhet në Kosovë prej datës 8 korrik dhe nuk dihet nëse ka arritur të koordinohet për agjendë me zyrtarët e lartë të Qeverisë së Kosovës në Prishtinë.

Takimi me Vuçiçin in fillon në ora 14:00.

Në këtë takim delegacionet e të dyja vendeve së pari do të takohen me ndërmjetësuesit e BE-së Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak dhe më pas me njëra-tjetrën.

Mediumi serb, Tanjug duke iu referuar disa burimeve diplomatike raportoi se bisedimet janë planifikuar të përfundojnë në orën 18:00 të pasdites.

“Ky takim do të përqëndrohet në përparimin e bërë deri më tani dhe hapat e ardhshëm në dialog, i cili është i rëndësishëm për perspektivat evropiane të Serbisë dhe Kosovës”, tha të premten zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.