Dubai prej ditësh po kalon temperatura përvëluese që shënojnë mbi 50 gradë Celsius.
Kjo i ka detyruar autoritetet që të marrin masa dhe të gjejnë zgjedhje alternative për të përballuar vapën.
Kështu ata kanë krijuar “shirat artificialë” përmes dronëve të cilat lëshojnë ngarkesa elektrike në atmosferë në mënyrë që retë të grumbullohen dhe të prodhojnë reshjet e shiut.
Shërbimi meteorologjik i Emirateve të Bashkuara Arabe publikoi në rrjet disa video nga reshjet e shiut të cilat sollën një sasi të madhe uji që vërshuan në rrugë.