Së fundmi media italiane kanë publikuar pamjet ku një shqiptar kthehet në heroin e ditës, pasi shpëton nga mbytja një italian.
Makina e italianit ishte fundosur mes llumit dhe ujit të rrëmbyeshëm, ndërsa italiani kishte mundur të dalë nga makina por kishte ngecur i kapur pas një gardhi.
Shqiptari i quajtur Agim, një punëtor i thjeshtë në profesion, sapo e ka parë italianin, nuk është menduar dy herë por është futur në ujë dhe i ka shkuar në ndihmë.
Me anë të një litari ai ka arritur deri tek italiani i moshuar dhe më pas e ka nxjerrë atë të sigurt në një zonë të thatë. Agimi raportohet se ka mbërritur në Itali 23 vite më parë me gomone, ndërsa akti i tij ‘ka marrë’ dhënë dhe është vlerësuar në të gjithë territorin përtej Adriatikut.
Kujtojmë se pak ditë më parë u raportua për një tjetër hero në Gjermani.
Në video, shqiptari Renato Temali nga Shkodra që jeton dhe punon në Gjermani ka qenë duke u kthyer nga puna kur kanë parë një person që ndodhej brenda një makine e cila ishte mbuluar nga vërshimi i ujit nga përmbytjet. Sikur duket edhe nga video, Temali ka dalë nga kamioni duke hipur mbi kabinën e makinës së ishte mbuluar nga uji dhe me një kaçavidë ka thyer xhamin e derës së shoferit për të shpëtuar drejtuesin e makinës që ishte mbuluar nga vërshimi. Nga përmbytjet, Gjermania ka bilancin më të rëndë, por ende të zhdukur janë qindra persona, teksa puna për gjetjen e tyre vijon nga ekipet e kërkim shpëtimit.