IKSHPK ka bërë publike shifrat e fundit sa i takon situatës pandemike në Kosovë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2577 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 28 qytetarë.
Fatmirësisht nuk është regjistruar asnjë humbje jete, ndërsa janë kryer 9999 doza vaksine anti-Covid.
Njoftimi i IKSHPK
22 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 9.999 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 333.705 doza të vaksinës.
Deri më sot 99.377 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 2.577 testime, 28 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 18 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.575.
Në total numri i rasteve aktive është 114.