Ne nje status ne Facebook, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu shkruan se mbi 1 milion e 90 mijë shqiptarë janë vaksinuar ndaj COVID-19.

Statusin e vet në profilin zyrtar, Manastirliu e shoqëron me disa foto nga vaksinimi në Sukth të Durrësit.

STATUSI I PLOTE I MINISTRES

Vaksinim Vaksinim Vaksinim

Më shumë se 1 milion e 90 mijë  vaksinime janë kryer që prej fillimit të këtij procesi jetik dhe vetëm përmes vaksinimit do të frenojmë përhapjen e #Covid19, duke mbrojtur veten dhe njerëzit e dashur.

***Vaksinimi me njësitë e lëvizshme në Sukth të Durrësit.

#VaksinimiShpëtonJetë