Restoranti i Damon Baehrel është ndoshta më ekskluzivi në botë: nëse doni të darkoni atje duhet të rezervoni paraprakisht, të paktën pesë vjet më parë. 

Po, sepse më parë të gjitha mbrëmjet janë rezervuar tashmë.

Restoranti nuk është shumë i madh (vetëm 12 tavolina) dhe në të vërtetë ndodhet në tavernën e Baehrel, një kuzhinier shumë i vlerësuar. Në fakt, ushqimi është i shkëlqyeshëm: çdo mbrëmje shef përgatit një menu me 15 kurse për klientët bazuar në gastronominë molekulare, që është edhe specialiteti i tij.

Suksesi i restorantit është kryesisht nga vetë klientët, Baehler kurrë nuk ka shpenzuar para për reklama, dhe deri vonë historia e tij nuk kishte arritur as në media. 

Pavarësisht kësaj, duket se mes klientëve ka shumë njerëz të famshëm, të tillë si Martha Stewart dhe Jerry Seinfeld, madje edhe familja Obama do të kishte rezervuar sipas thashethemeve. Por pronarit nuk i shpëton asnjë fjalë, pasi ai mban listën të klientëve dhe rezervimeve në mënyrë mjaft të fshehtë.