Masat anti-Covid janë ashpësuar në Mal të Zi nga dita e sotme deri më 2 gusht duke ndaluar punën e lokaleve të natës si në ambjentet e hapura ashtu edhe në ato të mbyllura.
Ky vendim erdhi si pasojë e rritjes së numrit të rasteve pozitive me Covid19. Këto masa i ka bërë të ditura drejtori i Institutit të Shëndetit Publik në Mal të Zi, Igor Galliç.
Nga data 2 gusht qëndrimi në ambiente të brendshme të hotelierisë do të lejohet vetëm për qytetarët që kanë test PCR negativ për koronavirusin, konfirmim se janë vaksinuar me së paku dozën e parë të vaksinës ose dëshmi se janë shëruar nga koronavirusi.
Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se masat po ashpërsohen për shkak të mosrespektimit të tyre, veçanërisht në qytetet bregdetare.