Më shumë se 100.000 persona në të gjithë Francën kanë protestuar kundër zgjatjes së afatit të certifikatës shëndetësore dhe vaksinimit të detyrueshëm për profesione të caktuara.
Kjo është funajava e dytë që mijëra njerëz kanë marshuar në rrugët e Francës kundër vendimit të qeverisë për t’u futur në restorane, bare dhe institucione të tjera kulturore me certifikatën e vaksinimit.
Përmes kësaj certifikate qytetarët do të vërtetojnë nëse janë plotësisht të vaksinuar apo jo.
Ndërsa, për ata persona të cilët ende nuk e kanë marrë dozën e tyre të vaksinës anti-Covid qeveria e Macronit tha se ata duhet të jenë të pajisur me një test negativ të bërë gjatë 24 orëve të fundit ose të jenë shëruar nga koronavirusi gjashtë muajt e fundit.
Këto vendime të reja u bënë me dije nga vetë presidenti Emmanuel Macron në një përpjekje për të rritur ritmin e vaksinimit, teksa vendi po lufton me një valë tjetër infeksionesh.