Sipas ACDC , Afrika ka vaksinuar vetëm 1.39 % të popullsisë së përgjithshme të vendit.

Deri më tani janë kryer 57 milionë teste nga të cilat 1.5 milionë javën e kaluar, një rritje prej 6 % në krahasim me vitin e kaluar.

Sipas institucionit, indeksi i përgjithshëm i pozitivitetit është 11.1%. Afrika ka regjistruar 160.648 viktima dhe 6.335.702 raste.

Pesë vendet që kanë siguruar më shumë doza të vaksinave deri më tani janë Maroku, Afrika e Jugut, Egjipti, Nigeria dhe Algjeria.

Maroku ka siguruar 21.3 milionë doza, sipas të dhënave të ACDC.