Një shpërthim ka ndodhur në parkun industrial të qytetit perëndimor gjerman, Leverkusen, duke lënë disa persona të lënduar dhe duke e shtyrë policinë që të mbyllë disa rrugë dhe të kërkojë nga banorët që të mos dalin jashtë.
Shpërthimi ndodhi në një pjesë të zonës ku bëhet përpunimi i mbeturinave. Chempark, park industrial për kompanitë e kimikateve si Bayer, tha në rrjete sociale se nuk është e qartë se çfarë e ka shkaktuar shpërthimin.
Policia gjermane tha se ende nuk dihet saktë se çfarë dëmi është shkaktuar dhe se një numër i madh i punëtorëve të ekipeve emergjente janë në vendin e ngjarjes, shkruan Reuters.