Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është raportuar asnjë viktimë nga COVID-19.

Nderkohe edhe 42 raste të reja të infektuara me këtë virus janë regjistruar në 24 orët e fundit.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Në 24 orët e fundit në Kosovë 16 persona janë shëruar nga COVID-19.

Deri tani në vend 108 mijë e 73  raste janë regjistruar si të infektuara me COVID-19.

2 mijë e 265 persona kanë vdekur deri tani si pasojë e infektimit me këtë virus.