Autoritetet në Kosovë konfirmuan se sot një person ka humbur jetën, ndërsa janë regjistruar 888 raste të reja të të prekurve nga COVID-19, në 24 orët e fundit.

Që nga dje janë kryer 6 mijë e 86 teste. Infektimet jane shtrirë gjithandej Kosovës ndërsa prinë Prishtina me 182 raste të reja në 24 orët e fundit,

Ajo qe bie në sy është se gati një e katërta e të prekurve janë të moshave nga 20 deri në 29 vjeç.