Disa i emërtojnë si “VIP-a”, disa të tjerë i identifikojnë si njerëz të televizionit, apo thjesht “të famshmit”. Zakonisht, preferencat e të rinjve për idhuj të ndryshëm janë kryesisht nga fusha e muzikës, kërcimit, kinematografisë apo sportit. Historikisht çdo brez ka pasur njerëz të famshëm, të cilët konsideroheshin si ikona të kohës dhe që duartrokiteshin apo dhe mbaheshin në dhomë me anë të fotografive.
Pas luftës së dytë botërore, edhe vendi ynë krijoi idhujt e vet, kryesisht nga bota e artit, ku të rinjtë nuk shpëtonin dot pa pasur një person të preferuar, edhe pse jeta që këta të fundit bënin nuk ndryshonte shumë nga njerëzit e thjeshtë. Idhujt e asaj kohe kalonin në aq shumë filtra sa nuk linte pasoja të “rrezikshme” nëse imitoheshin. Megjithatë ishin kohët kur këngëtarët vlerësoheshin për vokalin e tyre dhe interpretimin. Aktorët njiheshin për çdo film që ata kishin luajtur dhe duheshin për artin që shpërndanin. Sportistët kishin tifozët e tyre që i përkrahnin.
Pas viteve ‘90 idhujt në vendin tonë u shtuan dhe u dhjetëfishuan, duke u gërshetuar më ata të vendeve fqinje kur dikur dëgjoheshin vetëm fshehtas nga valët e ndonjë radioje italiane. Amerika sërish solli rrymat e saj muzikore si dhe shkëlqimin e aktorëve të panumërt. Në një bum të tillë me informacione, adoleshentët kishin lirinë të përzgjidhnin modelin më të parapëlqyer. Idhulli nuk ishte vetëm ai apo ajo që kishte vokal, por edhe ai apo ajo që kishte një makinë luksoze, jahte, vila, para. Adoleshentët filluan të imitonin këngëtarë nga ana tjetër e botës, që vishnin pantallona kaubojs, ose çorape të gjata si Britney Speart.
Sigurisht që imitimi i idhujve është fazë kalimtare, por jo e parëndësishme në formimin e personalitetit të adoleshentit. Vitet e fundit, nën lirinë e medias dhe shtimit të artistëve, janë futur edhe elemente negative të cilat mund të kthejnë antivlerat në vlera dhe anasjelltas. Adoleshentët jo pak herë mund të marrin mesazhin se shumë nga personazhet e ekranit nuk iu është dashur as shkollë apo specializim për të shkëlqyer në një fushë të caktuar. Deri diku ka mjaftuar paraja, miqësia apo pamja e jashtme. Nëse hidhni një vështrim në rrjetet sociale, mund të gjeni dhe deklarata adhurimi që të rinjtë bëjnë për idhujt e tyre apo thirrje kërcënuese, agresive, për këto që nuk ka të njëjtën pëlqim si ata.
Idhujt krijohen, shuhen ose jetojnë përjetë në memorien e shumë njerëzve. Në jetën e adoleshentëve ka një rëndësi bazike ku do të ishte mirë që ata të ushqehen me figura më me vlerë që transmetojnë dije, dashuri për jetën, respekt për ligjin. Po ashtu adoleshentët duhet të dinë dhe t’ju mësohet se personat që dalin në ekran nuk janë as hyjni, as të paprekshëm,