Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar të enjten dy viktima me koronavirus.

Viktimat janë nga Suhareka dhe Vitia.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 1,009 raste të infektimit, pas testimit të 6,784 mostrave.

Pjesa më e madhe e të infektuarve janë të moshave nga 20 deri në 29 vjeç, përkatësisht, 269 persona.

IKSHPK-ja ka njoftuar se më 12 gusht janë shëruar 82 pacientë nga sëmundja COVID-19.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 112,653 pacientë me këtë virus.

Mes të infektuarve ka 19 fëmijë deri në 9 vjeç, dhe 128 nga mosha 10-19 vjeç.

Në Kosovë tashmë ka nisur programi i vaksinimit masiv kundër koronavirusit.

Në këtë vend ka vaksina të prodhuesve Pfizer/BioNTech dhe AstraZeenca./REL