Një tërmet 7.0 ballësh ka goditur Gadishullin e Alaskës ditën e sotme
Sipas Shërbimit Gjeologjik Amerikan pavarësisht nga madhësia e tërmetit, nuk u dha asnjë paralajmërim për cunami.
Vendi më i afërt me epiqendrën ishte Perryville, shtëpia e pak më shumë se 100 njerëzve, 135 kilometra në veriperëndim.
Vetëm dy javë më parë një tërmet i fuqishëm 8.2 ballë goditi brigjet jugore të Alaskës duke shënuar edhe tërmetin më të madh në 50 vjet në SHBA.
Ne oret ne vijim do raportohen te dhena te tjera ne lidhje me pasojat apo cfare pritet te ndodhe per masat e marra.