…
Ctrl + C = Copy, Ctrl + V = Paste, janë shkurtesat e famshme të cilat çdonjëri nga ne i përdorë çdo ditë.
Por, a i keni përdorur ndonjëherë këto shkurtesa të cilat mund tu lehtësojnë shumë punët e juaja të përditshme?
Hapni linqet në tab të ri me një klik
Nëse dëshironi të hapni një link në tab të ri më një klik atëherë klikoni mbi të me tastin e mesëm të mausit tuaj që në shumicën e rasteve është rrota e mausit.
Bazat në Excel
F2 edito një fushë
Shift + hapësirë përzgjedh të gjithë rreshtin
Ctrl + Hapësirë përzgjedh të gjithë kolonën
Ctrl + Plus për të shtuar një fushë
Ctrl + Minus për të fshirë një fushë
Ctrl + 1 për të edituar formatin e një fushe
Përsëritja e komandave në Excel
Nëse dëshironi të përsërisni komandën e fundit në Excel, atëherë përzgjidhni fushat ku dëshironi ta aplikoni dhe shtypni tastin F4, i cili përsëritë komandën e fundit.
Snipping Tools (Veglat për Prerje)
Nëse dëshironi të merrni një imazh të caktuar në ekranin e kompjuterit tuaj shtypni tastin me ikonën e Windows dhe shkruani “Snipping” dhe shtypni enter dhe do tu shfaqen këto vegla me anë të të cilave mund të ruani një pjesë të caktuar të pamjes në ekranin tuaj.
Kontrollet e Youtube
K = Pause dhe Play
L = 10 sekonda përpara
J = 10 sekonda prapa
Kërkimi i imazheve
Në shfletuesin Chrome nëse shtypni shkronjën S në tastaturë dhe klikoni në një imazh me tastin e djathtë të mausit tuaj, atëherë google do të kërkoj imazhet të cilat janë të ngjashme me imazhin të cilin keni përzgjedhur, transmeton Express.
Rrisni dhe zvogëloni përmbajtjen në shfletuesin tuaj
Ctrl dhe ‘+’ = rrit përmbajtjen
Ctrl dhe ‘-‘ = zvogëlon përmbajtjen
Ctrl dhe ‘0’ = kthen pamjen në madhësi normale
Krijoni një Notebook urgjent
Hapeni një tab të ri në shfletuesin tuaj dhe tek pjesa ku shkruani ueb adresën vendoseni këtë kod dhe filloni të shkruani brenda në shfletues.