Një i afërm i një gazetari që punonte për radio dhe televizionin gjerman Deutsche Welle u qëllua për vdekje nga luftëtarët talibanë në Afganistan, njoftoi sot rrjeti televiziv.

Sipas të njëjtit burim, talibanët po shkonin shtëpi më shtëpi në Afganistanin perëndimor. Një anëtar i dytë i familjes së tij u plagos rëndë nga sulmi.

Familjarët e tjerë të burrit arritën të shpëtojnë në minutën e fundit, sipas Deutsche Welle.

“Vrasja e një të afërmi të një prej redaktorëve tanë nga talibanët është tepër tragjike dhe tregon rrezikun akut për të gjithë stafin tonë dhe familjet e tyre në Afganistan,” tha Peter Limburg, drejtor i rrjetit.

“Talibanët me sa duket tashmë po kryejnë një kërkim të organizuar për gazetarë në Kabul dhe gjithashtu në provinca. Koha po mbaron!” shtoi ai./oranews