Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në superstradën Lezhë-Milot, pranë Ishull-Lezhës.

Tre mjete janë përplasur me njëra-tjetrën, e për pasojë ka mbetur e plagosur një grua.

Makinat kanë goditur nga pas njëra-tjetrën. Nga aksidenti është bllokuar njëri krah i lëvizjes në superstradë.