Një grua afgane ka lindur në bordin e një avioni evakuimi amerikan në Gjermani.
Në një postim në Twitter të dielën, Komanda e Lëvizshmërisë Ajrore të SHBA tha se nëna po udhëtonte me familjen e saj nga Lindja e Mesme në Bazën Ajrore Ramstein në Gjermani.
Pasi ajo filloi të përjetonte komplikime, komandanti i avionit “vendosi të zbriste në lartësi për të rritur presionin e ajrit në avion, gjë që ndihmoi në stabilizimin dhe shpëtimin e jetës së gruas shtatzënë”.
Pasi avioni u ul, mjekët ushtarakë amerikanë erdhën në bord dhe asistuan në lindjen e fëmijës.
Nëna dhe foshnja janë mirë dhe janë dërguar në një institucion mjekësor aty pranë.