
Komunikoni
Nëse merrni sinjale nga mësuesit ose ndonjë prind se fëmija juaj po ngacmon, gjëja e parë që duhet të bëni është të flisni me fëmijën tuaj.
Mos nisni direkt me kritikat por lejoheni të japë versionin e tij.
Kujdes në përzgjedhjen e fjalëve gjatë komunikimit si dhe intonacionin e zërit.
Kujdes në gjykim
Mund të ndodhë që fëmija juaj të ketë një vetëvlerësim tepër të ulët. Atij i duket sikur ushtrimi i dhunës i jep atij fuqi dhe kontroll mbi diçka.
Kërkoni ndihmë
Nëse e shikoni të vështirë trajtimin e kësaj problematike, do të bënit mirë të këshilloheshit me një psikolog.
Nxisni empatinë
Mos i tregoni fëmijëve çfarë nuk duhet të bëjnë, pasi i shtyni më tepër drejt saj. Jepini shembuj ose ngacmoheni me pyetje personale.
Për shembull: Pa kujto një herë një rast ku je ndjerë keq sepse shokët të kanë refuzuar? Po ai që ti ke bullizuar si ndihet kur ti ke vepruar në të tillë mënyrë?
Shihni fajtorin brenda
Shumë fëmijë sillen keq sepse modelin e bullizmit e shohin çdo ditë në familjen e tyre. Ndaj ju si prind mendoni dhe reflektoni mbi marrëdhënien që keni ndërtuar mes jush dhe partnerit tuaj.
Zgjidhni dënime
Fëmija duhet të kuptojë që për shlyerjen e gabimit duhet të marrë një masë dënimi.
Për shembull: Nëse fëmija ka bërë bullizëm virtual, kufizojani aksesin në internet.