Në shtëpinë e Juves sot ka patur një takim të rëndësishëm. Krerët e klubit bardhezi kanë diskutuar në një takim me agjentin e famshëm Jorge Mendes, për të ardhmen e Cristiano Ronaldos.
Prej ditësh është rritur presioni për një largim të portugezit nga “Zonja e Vjetër”, por duket se sot u vulos dhe e ardhmja e tij, shkruan Ora News.
Jorge Mendes nuk ka sjellë asnjë ofertë konkrete për lojtarin e Juventusit dhe këta të fundit kanë marrë vendimin për ta mbyllur këtë diskutim duke e hequr nga merkato, më së shumti sepse koha nuk premton.
Dihet interesimi nga Man. City dhe PSG por paga e Ronaldos 30 mln euro neto në vit është problem i madh plus dhe bardhezinjtë duan 30 mln euro për kartonin.
Veç interesimit nuk ka asgjë konkrete ndaj dhe Juventusi duke mos patur kohë për të gjetur një zëvendësues, do ta mbajë Ronaldon edhe një vit deri ne fund të kontratës.
Vetëm nëse Man. City do të pranonte një shkembim lojtarësh duke pérfshire Ronaldon si blerje prej 30 mln euro, mund të hapet né mënyrë të bujshme mundësia e njê transferimi të CR7 te Man. City…deri atëherë ai mbetet në Torino./oranews