Ditën e sotme në media u raportua lajmi se 29-vjeçri Dardan Krivaqa, i dyshuari kryesor për vrasjen e 18-vjeçares, Marigona Osmani të dielën (22 Gusht) është rrahur në paraburgim nga disa të burgosur.
Lidhur me këtë lajm ka reaguar edhe Shërbimi Korrektues në Kosovë.
Në njoftim për mediat, SHKK, ka bërë me dije se Krivaqa po qëndron i vetëm në dhomë dhe nuk ka kontakt me të burgosur e tjerë.
Po ashtu SHKK, u k bërë thirrje institucioneve që të verifikojnë se ku po qëndron i riu.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës, reagon lidhur me shkrimin e titulluar: “Dardan Krivaqa u rrah nga të burgosurit e tjerë në paraburgim” , të publikuar sot në disa media.Pas këtij shkrimi të publikuar, Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se, personi në fjalë pas pranimit në BSL menjëherë i është nënshtruar fazës së karantinimit, ku po qëndron i vetëm në dhomë dhe nuk ka asnjë kontakt me të burgosurit e tjerë. Të gjithë të burgosurit trajtohen konform konventave ndërkombëtare, andaj SHKK u bën thirrje të gjitha mediave të kontaktojnë SHKK-në, t`i verifikojnë informacionet dhe mos të bien pre e dezinforatave të tilla, të cila kanë për qëllim zbehjen e imazhit dhe mundin e stafit të SHKK-së”.