Kanë mbërritur në Rinas 121 afganët e parë. Top Channel ka mësuar se pak përpara se ata të dilnin nga avioni dhe të shkelnin në tokën shqiptare ka ngjitur shkallët ambasadorja Yuri Kim.
121 afganët e parë kanë ardhur me avion civil nga Tbilisi. Në Rinas ndodhen struktura të ushtrisë dhe ekipe shëndetësore në gatishmëri. Për të pritur 121 afganët e parë ishte ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka.
Një pjesë e 121 afganëve kanë punuar për organizatën ‘Shoqëria e Hapur’, ndërkohë pjesa tjetër janë aktorë, anëtarë të shoqërisë civile bashkë me familjet e tyre./topchannel