Gjatë mbrëmjes së sotme priten të mbërrijnë në Tiranë dy fluturime të tjera me qytetarë afganë. Bëhet me dije se vioni i parë nga Kabuli pritet të mbërrijë pak para mesnatës e pas tij edhe avioni i dytë.

Pasagjerët do të priten në pistë nga Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.

121 afganë, mes tyre 11 foshnja, mbërritën mëngjesin e sotëm në aeroportin e Rinasit.

Ata aktualisht janë akomoduar në Durrës , ku pasditen e sotme janë vizituar edhe nga Kryeministri Rama.