Shqipëria është kthyer në një pikë e popullarizuar nga indianët për shkak se ofron hyrje të lirë pa masa kufizuese ant-Covid si vërtetimi i vaksinimit apo tamponi negativ. Në këto kushte duket se vendi ynë u shërben shtetasve të huaj si transit për në shtete të tjera.
Duke qenë se India ka regjistruar shumë raste me COVID, qytetarëve nga ky vend u ndalohet hyrja në shumë shtete nëse nuk kalojnë dy javë në një vend tjetër gjatë rrugës.
Sipas të dhënave zyrtare vetëm në shtatë mujorin e parë të këtij viti në Shqipëri kanë hyrë 2.477 shtetas Indian.
Ata mund t’i gjesh në shumë rrugë të kryeqytetit, teksa deklarojnë se pas një qëndrimi disa ditor do të largohen drejt destinacionit të tyre final.
“Unë jam nga India. Thjesht po udhëtoj drejt Kanadasë, do të qëndrojmë edhe dy netë të tjera për shkak të virusit.”
“Ne duhet të shkojmë drejt Kanadasë, jemi studentë atje. Është shumë bukur këtu.”
“Jam nga india. Në fakt unë do të udhëtoj drejt Kandasë por do të qëndroj këtu si një vend tranzit, po e shijoj shumë.”
Por nuk janë vetëm indianët ata që po e vizitojnë Shqipërinë në masë pasi edhe shtetasit nga Egjipti rezultojnë të jenë të konsiderueshëm në numër.
INSTAT bën me dije se janë regjistruar 4.648 shtetas nga janari në korrik, ndërkohë që gjatë gjithë vitit të kaluar kanë hyrë vetëm 803 turistë nga Egjipti./oranews